Vuçiq takohet me O’Brienin në Davos: Diskutime të rëndësishme për marrëdhëniet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, me të cilin përpos raporteve Serbi – SHBA, ka diskutuar edhe për situatën në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Përmes një postimi në Facebook, Vuçiq ka njoftuar se me O’Brienin, veç raporteve Serbi – SHBA, ka diskutuar edhe për situatën në Kosovë.

“Bisedime të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë, marrëdhëniet me Prishtinën dhe përmirësimin e marrëdhënieve serbo-amerikane. Është e rëndësishme për Serbinë dhe besoj se është e mundur, të ndërtojë marrëdhënie më të mëdha besimi dhe bashkëpunimi me SHBA-në në të ardhmen”, ka shkruar Vuçiq.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Gjatë takimit, Kurti tha se O’Brien ka shprehur vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit tha se Brien ka pranuar përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve nga ana e Serbisë.

Ai theksoi se SHBA-ja mbet një aleat i çmuar për Kosovën, teksa shton se pret bashkëpunim të vazhdueshëm.

“Një kënaqësi për t’u takuar me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për Kosovën, përparimin ekonomik dhe demokratik të saj dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mike dhe aleate e çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

Kurti takon O’Brienin: SHBA-ja mike dhe aleate e çmuar, presim bashkëpunim të vazhdueshëm

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika