Vuçiq takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte caktuar një takim në Beograd me serbët nga Kosova. Pjesë e këtij takimi ndër të tjerë është edhe i kërkuari nga organet e rendit të Kosovës, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq

Foto nga takimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti serb përmes një postimi në Facebook.

Pjesë e këtij takimi është edhe Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili kërkohet nga autoritetet e rendit në Kosovë, ndërsa në fillim të korrikut të këtij viti, ai kishte publikuar një video nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës

”Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët”, kishte thënë ai.

Takimi i presidentit serb Vuçiq me përfaqësues të serbëve nga Kosova, Beograd 21.08.2022

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se targat dhe dokumentet e Kosovës janë vetëm një arsyetim për autoritetet në Prishtinë që të dëbojnë serbët dhe të shmangin formimin e Unionit të Komunave Serbe.

“Nuk është thelbi i targave dhe dokumenteve, por se për një kohë të gjatë ka qenë nevoja që serbët të vihen në një pozitë sa më të vështirë, për të lënë Kosovën, sepse kur pyes unë, serbët në jug të Ibërit i kanë riregjistruar veturat e tyre, kanë dokumente të Kosovës, prandaj kemi bastisje të shpeshta nga forcat speciale në jug deri në Ibër, veçanërisht në Shtpac”, ka thënë Jevtic për Televizionin “Prva” para fillimit të takimit.

Ndonëse u takuan dy herë përgjatë vitit 2021, negociatat në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk patën ndonjë rezultat konkret.

Më 18 gusht 2022 ata u ritakuan sërish në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Beograd 18.08.2022

Përgjatë këtij takimi, presidenti Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi ka caktuar një takim në Beograd me serbët nga Kosova.

Takimi ishte paralajmëruar të mbahej të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, raporton mediumi serb, Novosti.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë të komunave, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve.

Vuçiq nga Brukseli cakton takim në Beograd me serbët e Kosovës

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika