Vuçiqi tha se Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin, kundërpërgjigjet Xhaferi

Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tenton ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin”.

Xhaferi tha se ndërhyrjet nga jashtë janë të shumta, ndërsa theksoi se janë tendencë kundër BDI-së dhe kanë për qëllim të dëmtojnë shqiptarët në Maqedoni.

“Fakti i ndërhyrjeve nuk mund të përkufizohet vetëm te Vuçiqi, fatkeqësisht ka mjaft ndërhyrje siç mund ta përcjellni nga mediat. Është tendencë e koordinuar kundër BDI-së, por jam i bindur që qytetarët mund t’i definojnë qartë këto elemente dhe kjo është propagandë gjoja kundër BDI-së, por në esencë është kundër arritshmërive të shqiptarëve si popull këtu. Ajo që propagohet se gjoja po na dilka zot Vuçiqi, mendoj se e kanë të qartë edhe fëmijët në djep se cili është qëllimi i fundit i kësaj përpjekje”, tha mes të tjerash Xhaferi.

Ndryshe, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, në të cilën u diskutua për situatën në Kosovë pas ndalimit të dinarit serb, Aleksandar Vuçiq në një deklaratë për mediet amerikane foli për kryeministrin Albin Kurti, ndërsa tha se ai po ndërhyn në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Sipas Vuçiqit, Kurti dëshiron ta rrëzojë nga pushteti Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagim të madh nga partitë politike opozitare shqiptare në RMV, të cilat theksuan se “Vuçiqi ka dalë në mbrojtje të Ali Ahmetit dhe BDI-së”./Telegrafi

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika