Vulin takohet me Lavrovin në Moskë, flasin për përmirësim të lidhjeve serbo-ruse

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vullin, është takuar të mërkurën në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me të cilën, siç ka thënë Qeveria e Serbisë, janë pajtuar për “interesimin e të dyja shteteve për përmirësim të partneritetit strategjik serbo-rus”.

“Zëvendëskryeministri Vullin e ka përsëritur se është krenar që Serbia nuk është pjesë e histerisë anti-ruse, dhe që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, është thënë në deklaratën e Qeverisë serbe.

Sipas saj, Vullin dhe Lavrov kanë diskutuar, mes tjerash, edhe për modele dhe mekanizma për shtrirje të bashkëpunimit mes Serbisë dhe organizatës BRICS – grup i krijuar prej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut.

Vullin është për vizitë zyrtare në Moskë, raporton REL.

Më 12 gusht, ai ka thënë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe që tregtia ruso-serbe ka vazhduar, “pavarësisht tentimeve për të vendosur kufizime”.

Kjo është vizita e tij e dytë në Rusi, prej kur është zgjedhur zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, më 2 maj.

Për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Kremlinin, Vullin është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, por Serbia nuk e ka ndërruar asnjëherë qasjen ndaj Moskës.

Zyrtarisht, Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës, ndonëse si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i kërkohet të vendosë masa.

Refuzimi është arsyetuar me lidhjet miqësore me Rusinë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika