“Vullnetarët” rusë financojnë manastiret serbe në Kosovë

Faqja propagandistike dhe e njohur për përmbajtje tendencioze “Kosovo i Metohija” ka publikuar një shkrim ku raportohet se një grup vullnetarësh rusë dhe serbë ka organizuar tre turne sportive bamirëse në Beograd, Visegrad dhe Rashkë, me qëllim mbledhjen e fondeve për Manastirin e Shën Petkës në veri të Kosovës.

Sipas përmbajtjes së publikuar nga kjo faqe, aktivitetet u mbajtën në fund të tetorit dhe në to morën pjesë gjashtëmbëdhjetë skuadra nga disa qytete serbe. Një turne në Rashkë ishte i dedikuar Slavës së Shën Petkës, ndërsa banorët e Surçinit kontribuuan duke organizuar një turne në fushën e tyre lokale dhe duke siguruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Po sipas shkrimit, shumat e mbledhura të parave janë transferuar në llogarinë e manastirit. Grupi i vullnetarëve deklaron se për tri ditë organizuan tri turne vëllazërore dhe vizituan edhe vende historike në Višegrad dhe Rashkë.

 

Organizatorët pretendojnë se aktivitetet e tyre nuk janë ndjekur nga mediat, ndërsa videot dhe fotot e turneve janë publikuar në profilin e tyre në Instagram.

Shkrimi i publikuar nga “Kosovo Metohija” përputhet me narrativat e zakonshme të faqes, e cila shpesh raporton për temat e Kosovës me tendencë të qartë, nxitjen e propagandës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika