VV-ja bën publike marrëveshjen me Guxo, Alternativën e PSHDK, e quan vizion i përbashkët

Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar marrëveshjen e koalicionit të arritur me subjektet politike Guxo, Alternativa dhe PDSHK-në.

Në njoftimin e VV-së thuhet ku koalicion paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, sipas tyre kjo marrëveshje paraqet një vizion të përbashkët.

“Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet. Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes”.

“Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik”, thuhet në njoftimin e LVV-së

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika