VV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, i drejtohen Osmanit me letër zyrtare

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, i është drejtuar me një letër zyrtare Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, duke kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e këtij subjekti politik.

Në kërkesën e tij, Rama thekson se kjo çështje duhet të trajtohet në përputhje me vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila nuk ka pranuar kërkesën e Presidentes për vlerësimin e konfliktit të kompetencave kushtetuese.

“Sot, përmes një letre, i jam drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani-Sadriut me kërkesën për emërimin e anëtarit të tretë të KQZ-së nga Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Kjo kërkesë vjen duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës së Presidentes për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës” (Nr. të lëndës: KO81/26).

Vullneti politik i qytetarëve i shprehur me votë popullore në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i qartë. E meqë parimi themelor është se përfaqësimi i subjekteve politike në KQZ lidhet me përfaqësimin parlamentar të dalë nga zgjedhjet, kerkojmë që të respektohet ky parim, rrjedhimisht vullneti i qytetarëve.

Më poshtë letra e plotë drejtuar presidentës Osmani”, ka shkruar Rama në Facebook.

Të fundit nga rubrika