VV-së i kthehet “bumerang” nga Selmanaj: Hajnat n’burg, e jo hajnat n’zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, argumenton se VV ka harruar frazën e saj të famshme “hajnat n’burg”

Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë.

Kështu iu drejtuar deputetëve të mazhoranës deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, teksa si opozitë akuzuan qeverinë Kurti për praktikën e shtirë në të gjithë sistemin publik, dhënien e tenderëve njëburimorë.

Sipas Selmanajt, Vetëvendosje ka harruar frazën “hajnat n’burg” dhe se tash “po dëshiron me shku me postulatin hajnat n’zgjedhje” , pasi sipas tij, po iu “duhen paret e tyre (hajnave) për të bërë fushatë edhe një herë”.

“Ne kemi filluar me u dashuru në postulatin ‘hajnat n’burg’, por jo hajnat n’zgjedhje. Ne po dojmë më të vërtetë që hajnat me përfundu në burg, e qysh pe shoh VV-ja po dëshiron me shku me postulatin hajnat n’zgjedhje. Sepse po u duhen paratë e tyre me bë fushatë edhe një herë. Unë mendoj që është e gabueshme, prandaj ne insistojmë themelimin e këtij komisionit Hetimor.”, ka thënë Selmanaj.

Me gjithë përpjekjet e opozitës dështoi themelimi i komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë, për shkak të mungesës së kuorumit pasi vetëm 26 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Por, edhe përkundër bojkotit të pozitës, kryekuvendari Glauk Konjufca, deputeti Eman Rrahmani, Jahja Kokaj dhe dhe deputeti tjetër i VV-së, Visar Korenica, votuan pro themelimit të këtij Komisioni.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika