Walker: Në ditën kur është shpallur Pavarësia e Kosovës kam qenë në rrugët e Prishtinës

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se pritjet në kohën e shpalljes së Pavarësisë ishin shumë të larta, por, se Kosova është afër realizmit të atyre pritejeve

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, në emisionin “Debat Plus” ka folur rreth zhvillimit dhe transformimit të Kosovës nga një vend i dalë nga lufta të shpallja e pavarësisë.

Walker tha se në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 ka qenë në rrugët e Prishtinës, duke treguar për euforinë që kanë pasur qytetarët kur Kosovës.

Walker theksoi se pritjet në atë kohë ishin shumë të larta, por, se Kosova është afër arritjes së atyre pritejeve që ka pasur në atë kohë.

“..isha këtu ën ditën ku u shpallë Pavarësia, isha këtu në rrugët e Prishtinës dhe më vonë kam vizituar pjesën tjetër vendit kishte festime, njerëzit ne rrugë ishin krenarë që është shpallur pavarësia, ishte një eufori. Pritjet ishin shumë të larta, a kemi arritur atje, jo , por jemi shumë afër atyre pritjeve dhe jam krenar me ato çka është arritur që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës”, ka treguar Walker.

Walker tha se ndihet krenar që ka qenë pjesë e lindjes së një shteti dhe ka parë transformimin e tij.

“Është një transformim i jashtëzakonshëm i një vendi të vogël të qosh të Evropës, i asaj që ka qenë një province e Serbisë. Një province e keqtrajtuar nga Serbia, e sot kemi një vend shumë modern, një komb shumë modern, kam qenë prezent në lindjen e këtij kombi. E kam parë rritjen e tij në këto vite shumë shpejt. Dhe mund të them se është një vend shumë i bukur dhe punëtor dhe jam krenar që kamë qenë aty kur ka lindur si shtet”, ka shtuar Walker.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika