Warriors vazhdojnë me fitore në NBA, mposhtin Rockets

Ndehja mes Golden State Warriors dhe Hounston Rockets u zhvillua në Chase Center të San Franciscos. Në këtë ndeshje doli fitues ekipi Warriors me rezultat 120:101

Pas mposhtjes së Hounston Rockets ekipi Golden State Warriors ka vazhduar me fitore në NBA.

Ndeshja mes dy ekipeve është zhvilluar në Chase Center të San Franciscos, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e Warriors me 19 pikë diferencë, 120:101.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase që prej fillimit deri në fund të saj me epërsinë që shkonte herë pas here edhe në 25 pikë.

Një ndër lojtarët vendimtar në këtë ndeshje ishte ylli kanadez, Andrew Wiggins, i cili ka qenë vendimtar në fitoren e Warriors me 36 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

Ndërkohë lojë fantastike shfaqi edhe lojtari më i mirë i vendasve, Stephen Curry që shtoi 30 pikë, tre kërcime e 10 asistime.

Ndërkohë te skuadra mysafire më efikasi ishte Kevin Porter me 20 pikë, tre kërcime e katër asistime, por që nuk i mjaftuan Rockets për të shkaktuar befasi.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika