Wesley Clark nis sot dëshminë në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjenerali i pensionuar amerikan dhe ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark, e nis sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Clark ishte planifikuar të dëshmonte të martën, më 18 nëntor, por DHSK ka marrë vendim ta kryejë dëshmin për sot, e hënë, më 17 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

Ai pritet të dëshmojë deri të mërkurën, më 19 nëntor 2025, dhe do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Hashim Thaçit. Pas përfundimit, pritet të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.

Ndërkohë, seanca shtesë e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Mbrojtja ka nisur paraqitjen e provave më 15 shtator, ku fillimisht dëshmoi ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Ky bllok dëshmitarësh pritet të shënojë fazën përmbyllëse të paraqitjes së mbrojtjes në procesin gjyqësor kundër katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Deri më tani, si dëshmitarë të ftuar nga mbrojta kanë dëshmuar katër personalitete ndërkombëtare: James Rubin, Paul Williams, John Stewart Duncan dhe James Peter Covey.  Këto figura, ishin përfshirë personalisht në zhvillimet e Konferencës së Rambujesë dhe në negociatat për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika