Wilshere jep dorëheqje nga futbolli profesionist në moshën 30-vjeçare

Jack Wilshere, futbollisti 30-vjeçar të mërkurën e 8 korrikut ka njoftuar në Twitter se ka dhënë dorëheqje nga futbolli profesionist në moshën 30-vjeçare

Futbollisti, Jack Wilshere

Jack Wilshere, futbollisti i Arsenalit të premtën e 8 korrikut ka njoftuar dorëheqjen nga futbolli në moshën 30-vjeçare.

Karriera e Wilshere filloi në moshën 16-vjeçare dhe u bë lojëtari më i ri në vitin 2008 dhe shpejt u vendos si komponent kyç i skuadres Arsene Wenger. Kjo skuadër ishte e formuar nga profesionistë dhe teknikë të talentuar.

Nga ky klub, Wishlere u larguan në vitin 2018, gjatë kësaj kohe futbollisti pësoi lëndime por ai luftoi për të vazhduar më tej.

Pastaj, Jack Wilshere kaloi në Bournemouth dhe West Ham. “Sot po njoftoj tërheqjen time nga futbolli profesionist”, ka shkruar në Twitter.

Tutje, Wilshere ka shkruar se nga të qenit djali i vogël që shkelmonte një top në kopsht deri te kapiteni i Arsenalit tim të dashur dhe duke luajtur për vendin tim në një Botëror, ka jetuar ëndrrën e tij.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika