Xhaferi për koalicionin me VV-në në Vushtrri: Veprim i pakoordinuar, jemi të foksuar në balotazh

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se nuk e mbështesin marrëveshjen pas zgjedhore mes kandidatit të saj në Vushtrri, Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

Xhaferi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se veprimi i kandidatit të tyre ishte i shpejt dhe i pakoordinuar.

Megjithatë, Xhaferi thekson se janë shumë të fokusuar në garën për raundin e dytë ku garojnë në 9 komuna, njofton Dukagjini.

“Realisht ne në Vushtrri nuk jemi në garë, jemi partia e tretë. Sot ka pas një takim me kandidatët e 9 komunave ku jemi në balotazh, LDK-ja në strukturën e vetë e ka një organizim që funksionon në mes kryesisë qendrore dhe kryesisë së degës – në këtë kontekst është bërë një veprim i shpejt dhe i pakoordinuar, si veprim është i shpejt pasi njëherë duhet të dihet për këto 9 komuna se nga të orientohemi teksa ne rivalin kryesor e kemi Lëvizjen Vetëvendosje”, u shpreh Xhaferi.

Deputeti Xhaferi, mes tjerash, u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka problem të përkulet siç thotë ai sa herë që ka nevojë.

“Si rast do të izolohet pasi në këtë kontekst gara politike është kryesisht me VV-në në shumicën e komunave dhe them të koncentrohemi në fitoren e 9 komunave tjera dhe të mos harxhojmë energji në këtë. Kurti kur ka nevojë për diçka ulet e përkulet, por është në logjiken e tij përçarëse dhe në këtë kontekst do duhej të kishte kujdes në këso situata. Por, ne sërish jemi të angazhuar maksimalisht në garën e 9 nëntorit”, tha Xhaferi.

Xhaferi, mes tjerash, foli edhe për garën e balotazhit në komunën e Prishtinës teksa u shpreh se në mandatin e dytë do të bëjnë shumë më shumë punë pasi siç tha ai shumë projekte janë bllokuar nga ana e nivelit qendror dhe për të njëjtat u shpreh se do të përfundojnë sapo të bëhet miratimi i buxhetit.

Të fundit nga rubrika