Xhaka falënderon tifozët për përkrahjen në Katar, premton rikthim të fuqishëm

Disa ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katari 2022”, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetin social, Instagram

Granit Xhaka





Mesfushori nga Kosova, i cili përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar në rrjetet sociale pas tre ditësh që nga eliminimi i skuadrës së tij nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Xhaka, nëpërmjet profilit të tij privat në rrjetin social, Instagram, i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë Zvicrës gjatë turneut në Katar.

Po ashtu, ai ka shtuar se me ekipin e tij do të rikthehen edhe më të fortë.

“Nganjëherë futbolli dhemb. Jam shumë i mërzitur që Botëror për ne përfundoi në këtë mënyrë. Por, dua t’ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe gjatë turneut, që do të thoshte shumë për ne. Do të japim gjithçka nga vetja për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar Xhaka.

Zvicra u eliminua në fazën e 1/8-tës, pasi u mposht nga Portugalia me rezultat të thellë 6-1.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Xhaka ishte kapiten i Zvicrës dhe i pazëvendësueshëm në katër ndeshjet e luajtura. Krahas Xhakës, pjesë e Zvicrës ishin edhe Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari.

Kombëtarja e Zvicrës ndaj Portugalisë shënoi humbjen e dytë në katër ndeshje të luajtura, ku regjistroi edhe dy fitore.

Përfaqësuesja e Zvicrës, edhe në Katar arriti një fitore të paharrueshme, pasi mposhti përfaqësuesen serbe me rezultat 3 me 2.

Rezultatin e hapi Xherdan Shaqiri me golin e tij fantastik në minutën e 20-të. Shaqiri, është një nga tre lojtarët që ka shënuar në secilin prej tre turneve të fundit të Kupës së Botës – të tjerët janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.





Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika