Xhymshiti: Halit Sahitaj tentoi të më korruptojë me direktiva të Milaim Zekës

Gazetari Vudi Xhymshiti ka reaguar pas deklarimeve të Milaim Zekës, i cili tha se Halit Sahitaj e ka parë atë në Beograd.

Në një lidhje direkte në Debat Plus, Xhymshiti i ka mohuar këto pretendime.

“Nuk kam qenë kurrë në Beograd dhe Halit Sahitajn nuk e kam njohur asnjëherë”, ka theksuar ai.

Më tej, Xhymshiti ka akuzuar Halit Sahitajm se ka tentuar ta korruptojë për ta publikuar një dokument të fabrikuar.

“Me direktivat e Milaim Zekës, është përpjekur të më korruptojë për të publikuar një dokument të fabrikuar”, ka deklarua ai.

I pyetur nëse ka marrë fonde nga Qeveria e Kosovës, Xhymshiti nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Tema nuk është te fondet e Qeverisë… nuk kam përgjigje për pretendimet e trilluara”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika