Xi dhe Zelensky në bisedë telefonike: Kina do të dërgojë përfaqësues në Ukrainë

“Kina do të dërgojë përfaqësuesit e saj të posaçëm në Ukrainë dhe do të bisedojnë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës atje”.

Kështu i tha presidenti Xi Jinping, të mërkurën, homologut të tij ukrainas, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Xi ia tha këtë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një bisede përmes telefonit, njoftoi televizioni shtetëror CCTV.

Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim, sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi presidentit ukrainas Zelensky, thuhet në raport, shkruan REL.

“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe të rëndësishme telefonike me presidentin Xi Jinping. Besoj se kjo ftesë, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Në fillim të prillit, Xi tha se ishte i gatshëm të fliste me Zelenskyn.

Zelensky i ka kërkuar disa herë presidentit kinez Xi të takohet me të, edhe pasi lideri kinez vizitoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, muajin e kaluar.

Në shkurt, Kina publikoi një dokument me 12 pika, në të cilin thekson pozicionin e saj për konfliktin në Ukrainë. Sipas agjencive botërore, disa diplomatë besojnë se dokumenti mund të shërbejë si një plan paqeje dhe për të inkurajuar Moskën dhe Kievin për të zhvilluar bisedime.

Në shtator, Pekini nuk e njohu aneksimin e njëanshëm të katër territoreve ukrainase nga Rusia dhe as aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Më 24 shkurt të vitit 2022, Moska filloi pushtimin e Ukrainës. Gjatë vitit të parë të luftës, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën, duke përfshirë mijëra civilë, disa milionë njerëz u bënë refugjatë, ndërkaq disa qytete u shkatërruan plotësisht.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika