Y.Hoxha: Ka pasur marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së

Analisti, Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se pas takimit të Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurtin, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë të kënaqur me vendimin e marrë për shpërndarjen e kuvendit.

“Pas takimit të Memlit kemi pasur disa zhvillime që tregojnë që së paku një numër i caktuar i deputetëve të VV-së nuk janë të kënaqur me vendimin për shpërbërjen e kuvendit nëse nuk kanë aranzhmane të brendshmë që u garantojnë një garë të barabartë për t’u ribërë deputetë,” ka thënë Hoxha, në “Debat Plus”.

Hoxha thotë që qëndrim publik ka pasur edhe nga deputeti Visar Korenica.

“Ka qenë deklarata e Visar Korenicës që e përfaqëson grupin më konservativ të Lëvizjes Vetëvendosje që ka pasur qëndrim publik, flitet edhe për deputet individual.”

Ndërsa, reagimin e presidentes Vjosa Osmani e quan më të rëndësishëm.

“Më i rëndësishëm ka qenë reagimi i presidentes Osmani që unë nuk besoj se me atë reagim ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme, Osmani ka shpreh njëfarë kundërshtie që besoj se bazën e ka edhe në këtë takim me Memli Krasniqin, dhe nëse VV nuk i ka 7-8 deputetë për shpërbërje, atëherë nuk ka 80 vota, nuk bëhen 80 vota vetëm me PDK-në dhe minoritetet tjera.”

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika