Y.Hoxha: Vuçiq për një moment ka vendosur t’i tërheqë të gjithë serbët nga institucionet në veri të Kosovës

Analisti, Ylli Hoxha/ "Debat Plus"

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se sa i përket veriut të Kosovës, kjo qeveri nuk ka bërë progres të madh.

“Në veri nuk është që Qeveria e Kosovës ka bërë progres të jashtzakonshëm në shtrirje të sovranitetit, Institucionet e Kosovës janë mbrojtur nga tentativa e Serbisë për me i kollabu komplet institucionet atje,” tha Hoxha në “Debat Plus”.

Sipas tij, Vuçiq i tërhoqi të gjithë serbët nga institucionet në veri të Kosovës.

“Për një moment, Aleksandër Vuçiq ka vendosë me i tërhek të gjithë serbët nga institucionet dhe me i minu komplet institucionet, duke i tërheq policët, prokurorët gjykatës, kryetarët e komunave administratën, deputetë dhe ka tentu që në veri me pasë zhdukje të institucioneve tona dhe unë mendoj që kjo qeveri ka arrit mos me leju që kjo të ndodhë dhe besoj që kjo ka qenë meritë e mjaftueshme që duhet me e diskutu,” tha Hoxha.

Sipas analistit, shteti serb është përpiqur ta sabotojë shtetin e Kosovës duke ia bërë me dije që nuk mund ta administrosh veriun.

“Ka pas një përpjekje të Serbisë me e sabotu shtetin, me tregu që ti nuk mundesh me e administru veriun dhe kjo qeveri ka reaguar përmes procesit zgjedhor, intervenimeve, pranisë më të madhe policore”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika