Ylli shpallet kampion i Kosovës në basketboll

Ylli ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në basketboll duke triumfuar ndaj Trepçës 70:64  në Mitovicë

Ylli shpallet kampion i Superligës së Kosovës pas fitores ndaj Trepçës

Të enjten e dy qershorit,  Ylli i Suharekës ka triumfuar ndaj Trepçës së Mitrovicës me rezultat 70:64.

Kjo ishte fitorja e tretë e Yllit ndaj Trepçës në serinë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Me rezultatin 3:1, Ylli fitoi titullin e kampionit.

Ylli fitoi vitin e kaluar titullin e kampionit, për herë të parë. Dhe të enjten e fitoi titullin e dytë rresht.

Ylli ishte i pari pas stinorit të rregullt, ndërsa në gjysmëfinale kaloi Prishtinën. Ndërkaq, Trepça ishte e dyta dhe në gjysmëfinale kaloi Pejën.

Seria finale ishte shumë interesante me ndeshje shumë të forta. Por, Ylli shfaqi më shumë, dhe i gëzohet titullit të fituar.

Dramë në Mitrovicë, Trepça barazon rezultatin ndaj Yllit

 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika