Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar përbërjen e kabinetit të propozuar të “Qeverisë Kurti 3, duke u shprehur i habitur për mungesën e Besnik Bislimit në listë.
“Më ka çuditur fakti që Besnik Bislimi nuk është pjesë e kabinetit. Ka mundësi që disa nuk kanë dashur të hyjnë, por nuk besoj që Bislimi ka thënë ‘jo’. Për mua mbetet mister pse nuk është përfshirë në këtë përbërje të Qeverisë,” tha Ymeri në emisionin Debat Plus.
Sipas tij, mund të ketë pasur arsye të brendshme ose mospajtime mes Kurtit dhe Bislimit.
“Ose ka thënë ‘mos u tallni me mua, e di që qeveria nuk i ka votat, nuk dal aty hiç’, ose ka ndonjë arsye tjetër. Mos të harrojmë që Bislimi ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Albin Kurtit, dhe fakti që tani nuk është fare në formacionin qeverisës është vërtet e çuditshme”, theksoi Ymeri.