Ymeri: Kurti duhet të reagojë kur të linçohen njerëzit, edhe nëse nuk e ka mendimin e njëjtë politik me ta

Pushteti i kryeministrit, Albin Kurti është duke e ushqyer një logjikë linçuse, dhe për këtë arsyeje sipas tij, “është fajtor”, ka thënë analisti Visar Ymeri

Visar Ymeri, analist

Analisti, Visar Ymeri, ka folur për linçimet, ku ka thënë se duhet të dënohet çdo akt i cili tenton ta ndalojë lirinë e të menduari personit tjetër.

Sipas Ymerit, pushteti i Kurti është duke e ushqyer një logjikë linçuse, dhe për këtë arsyeje sipas tij, “është fajtor”.

“Kryeministri, Albin Kurti, duhet të reagojë kur të linçohen njerëzit edhe nëse nuk e ka mendimin e njëjtë politik me ta, sepse cenimi lirisë së mendimit e dëmton demokracinë”, ka theksuar ai.

“Këto linçime të cilat po vijën nga rrejte sociale, të cilat nganjëherë bëhen me profile të rrejshme dhe shpeshherë me profile të vërteta, megjithatë janë njerëz të ndikuar politikisht”, ka deklaruar Ymeri.

“Janë njerëz të cilët e përcjellin një vit të caktuar të mendimit politik dhe pastaj kundërshtarin e sulmojnë, pasi e marrin nga një autoritet politik që ti e ki të drejtë ta vlerësosh moralisht secilin person që del në publik”, ka theksuar Ymeri.

Më tej, ai ka thënë se linçimet po bëhen pasi ka një ndërlidhje me një gjë, e cila sipas tij “që në njërën anë e kemi të shenjtin në politik që është kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe natyrisht kur është i shenjtë çdokush që është kundër tij është hektik, edhe heretikun natyrisht që ke të drejtë ta sulmosh, që besa edhe ta kërkojsh vrasjen e tij. Kjo është logjik politike”.

Ymeri ka thënë se një logjike të tillë duhet t’i vijë fundit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika