Ymeri: Kurti i fitoi tri herë zgjedhjet, por nuk e plotësoi Kushtetuesen me gjyqtarë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospërmbushjen e përgjegjësive në raport me Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se pavarësisht tre fitoreve zgjedhore, Kurti nuk ka plotësuar këtë institucion me anëtarë, duke lënë vendin në prag të mungesës së korumit.

“Qitash na e kishim pas njëfarë lirie pak më të madhe edhe karshi Radomir Llabanit, që po thotë Presidentja është rrezik për interesin shtetëror. Nuk ishim kanë në vijë, në kufij të korumit në Gjykatën Kushtetuese qysh jemi aktualisht”, tha Ymeri në Debat Plus.

Ai shtoi se përgjegjësia për plotësimin e Kushtetueses bie mbi shumicën parlamentare.

“Tash kush u dashtë me i zgjedh këta gjykatës të Gjykatës Kushtetuese? A duhet shumica parlamentare me inicuar këtë? A i kanë më së shumti vota apo jo? Më së pari është dështim i tyre, pastaj i të tjerëve”, u shpreh Ymeri.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika