Ymeri: Në marrëdhëniet me ShBA-në, Kurti ka bërë gabime të jashtëzakonshme

Analisti politik, Visar Ymeri, ka thënë se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në raport me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë gabime të jashtëzakonshme

Analisti Visar Ymeri

Analisti politik, Visar Ymeri, në “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në raport me marrëdhëniet me ShBA-në ka bërë gabime të jashtëzakonshme.

“Mendoj që është diçka që e dimë për një kohë të gjatë se raporti i kryeministrit Kurti me ShBA-të, veçanërisht, por edhe me partnerët tjerë perëndimorë, nuk është i mirë. Në këtë drejtim, mendoj që kryeministri Kurti ka bërë gabime të jashtëzakonshme”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se raporti aktual i Kurtit me aleatët e vendit tonë “na ka sjellur në një pikë që një ndihmë që do të mund të na kishin dhënë në një situatë, mund ta humbim”.

“Kjo do t’i shkaktoj probleme Kosovës pastaj”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika