Ymeri: Pa zgjedhje në veri nuk mund të themelohet Asociacioni

Analisti Visar Ymeri ka thënë se pa zgjedhje në veri nuk mund të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe

Analisti Visar Ymeri ka thënë se e ardhmja politike e veriut të Kosovës nuk po duket që do të jetë pa Listën Serbe.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vendimin e Listës Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 21 prillit në katër komunat në veri.

Ymeri ka thënë se pa zgjedhje në veri nuk mund të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Kjo është në njërën anë diçka që e ka karakterizuar procesin e dialogut në përgjithësi… qartazi as Serbia nuk është e interesuar për t’i normalizuar marrëdhëniet e as që të vazhdojë procesi i dialogut. Për Vuçiqin, pa u kryer zgjedhjet në SHBA, nuk është i interesuar për procesin e dialogut. E ardhmja politike e veriut nuk po duket që do të jetë pa Listën Serbe. Pa zgjedhje në veri nuk mund të themelohet Asociacioni. Kur ka zgjedhje, trysnia për ta themeluar Asociacionin rritet më shumë”, tha ai.

Sipas Ymerit, Serbisë i konvenon zvarritja e procesit të dialogut, ngase siç thotë Ymeri, shteti serb shpreson në rikthimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

“Më shumë e shoh si element i zvarritjes së dialogut… Serbisë i konvenon zvarritja sepse shpreson të rikthehet presidenti Trump, dhe me presidentin Trump, Serbia mundet që të ketë një lloj tjetër të dialogut për ta plotësuar një kërkesë tjetër që Vuçiqi e ka më për zemër, të marrë një pjesë të Kosovës. Kemi hyrë në një modus në të cilin do të ketë vetëm menaxhim të krizës deri sa të përfundojnë dy proceset zgjedhore, e para në Evropë dhe e dyta në SHBA. Nuk po më duket që ka hapësirë, kohë e vullnet që të kërkohet të zbatohet marrëveshja sepse po shihet se palët nuk po duan t’i zbatojnë”, shtoi Ymeri.

Ai thekson se palët nuk po duan t’i normalizojnë marrëdhëniet.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika