Ymeri thotë se çështja e dinarit e ktheu qortimin te Qeveria e Kosovës, “trysnia është dashur të jetë në Beograd”

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se çështja e dinarit e ka kthyer sërish fokusin dhe qortimin te Qeveria e Kosovës, ndërkohë që, sipas tij, trysnia do të duhej të ishte në Beograd.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV dukagjini, Ymeri ka theksuar se kjo çështje e bërë temë në Bruksel i ka shkaktuar dëm Kosovës.

“Në përgjithësi mendoj që përveç dëmit që kjo është bërë temë në Bruksel, por është edhe kjo sjellja e Qeverisë që po shkakton vonesa dhe pastaj po e humbim mundësinë për shkak të sjelljes dhe qasjes karshi ndërkombëtareve që me nxjerrë diçka më pozitive edhe kur ka një vesh e sy të interesuar ndërkombëtarisht për të dëgjuar pozicionin tonë. Qeveria e Kosovës vitin e kaluar i ka bërë disa veprime që nuk janë mirëpritur nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe të gjitha këto janë rikuperuar diplomatikisht me sulmin e Serbisë në Banjskë, dhe sulmi i Serbisë në Banjskë e ka kthyer simpatinë kah Kosova dhe gjykimin kah Serbia, a është bërë gjykimi që ne e kemi dashur? Jo. A është bërë njëlloj gjykimi që e përmendi edhe Escobar? Po”, thotë Ymeri.

Ai potencoi se duhet të ketë më shumë trysni ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Ky pozicion që e ka vendosur Vuçiqin goxha të vështirë ndërkombëtarisht për shkak të ndërlidhjes së tij me sulmin në Banjskë dhe pastaj për shkak të manipulimit të zgjedhjeve brenda, krejt kjo kritikë është keqpërdorur e jo mire përdorur nga Qeveria e Kosovës, sepse çështja e dinarit e ka kthyer prapë fokusin, qortimit, trysninë te Republika e Kosovës, ndërkohë që është dashur të jetë në Beograd…”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika