ZÇKDL-ja mirëpret Udhëzimin Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike

"Ky Udhëzim Administrativ, gjithashtu ofron zgjidhje të qëndrueshme të një problemi të kamotshëm të invalidëve të luftës, e që ka të bëjë me ndërrimin dhe pajisjen me proteza dhe proteza të gjymtyrëve"

Ortoprotetika ende s’është gati për protezat e invalidëve të UÇK-së

Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta (ZÇKDL) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, përmes një njoftimi kanë bërë me dije se e mirëpresin nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës.

“Në mesin e qytetarëve që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky Udhëzim Administrativ janë edhe invalidët e luftës dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të cilët do të kompensohen plotësisht, pra 100% të vlerës së faturës për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në vend. Ky Udhëzim Administrativ, gjithashtu ofron zgjidhje të qëndrueshme të një problemi të kamotshëm të invalidëve të luftës, e që ka të bëjë me ndërrimin dhe pajisjen me proteza dhe proteza të gjymtyrëve”, thuhet në njoftimin.

Ndërkaq, zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të martën e 29 gushtit ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore” për periudhën 2019-2022.

Në këtë raport thuhet se Fondi për Sigurime Shëndetësore (FSSH), së bashku me Bordin Ekzekutiv, “nuk ishin efektiv” në procesin e menaxhimit të subvencionimit të pacientëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Rezultatet e auditimit tregojnë se “pacientët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë” që nga procesi i aplikimit e deri te aprovimi i kërkesave.

“FSSH-ja përdori praktika të ndryshme në vlerësimin dhe trajtimin e lëndëve, që nga aplikimi i kritereve të ndryshme për rastet e njëjta, e deri te shuma e aprovuar për trajtim. Aprovimi i lëndëve dhe pagesave është përcjellë me vonesa, obligimet financiare nuk ishin menaxhuar dhe raportuar në mënyrë të duhur, si dhe Fondi nuk kishte bërë të gjitha barazimet financiare me institucionet shëndetësore në të cilat janë parapaguar shërbimet”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë raport, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Portalin Dukagjini kanë thënë se të gjitha gjetjet që në të kaluarën kanë qenë pjesë e këtij raporti, do të reflektohen, dhe për të njëjtat do të merren veprime në funksion të zbatimit të rekomandimeve.

“Në përputhje me Procedurat Standarde Operative, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe raportet në përgjithësi, pasi të jenë finalizuar, është obligative që të hartohet një plan i veprimit, i cili synon zbatimin e këtyre rekomandimeve që kanë dalë nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit. Të gjitha të gjeturat që në të kaluarën kanë qenë pjesë e këtij raporti, do të reflektohen dhe për të njëjtat dot të merren veprime në funksion të zbatimit të rekomandimeve”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Tutje, MSh-ja ka bërë të ditur se është finalizuar edhe Udhëzimi Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, në të cilin janë reflektuar problematikat në zbatim të kësaj politike dhe pritet të aprovohet nga ministri i Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika