Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Asociacioni nuk është çështje mes Kosovës dhe ShBA-ve, dhe nuk është betejë personale e Kurtit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perpaim Kryeziu, ka thënë se pozicionet e zyrtare të Qeverisë për Asociacionin vijnë nga shqetësimet e tyre të kamotshme

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perpaim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perpaim Kryeziu, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe nuk është çështje mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeziu tha se SHBA-të kanë një rol të rëndësishme në situate të ndryshme.

Ndërkaq, sa i përket një deklarimi të kryeministrit, Albin Kurti, se Asociacioni mund të të adresohet të plani franko-gjerman. E kjo u pa si një zbutje e Kurtit sa i përket qëndrimeve të tij për themelimin e Asociacionit.

Kryeziu tha se pozicionet e zyrtare të Qeverisë për Asociacionin vijnë nga shqetësimet e tyre të kamotshme.

“Së pari pozicionet tona zyrtare vijnë nga shqetësimet tona të kamotshme atë se çfarë paraqet ky Asociacion, nuk është betejë personale e Kurtit është manifestim qëndrimeve të kamotshme mbi atë marrëveshje”.

Ai gjithashtu tha se Qeveria e sheh të përshtatshme që të bëhet finalizimi i dialogut.

“Dhe së dyti ndajmë bindjen me partneret ndërkombëtare që është një kohë e përshtatshme që pas shumë vitesh që u bënë dialog nga viti 2011 e tash te këtë një diskutim më të hapur që ka finalizimin e tij, ky edhe angazhimi ynë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika