Zëdhënësja e ATK-së: 1.3 milion euro janë paguar nga këngëtarët në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, ka thënë se brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, këngëtarët i kanë paguar 1.3 milion euro ATK-së, ndërsa sallonet e ondulimit 836 mijë euro, duke shënuar kështu progres rreth edukimit tatimor

Valentina Bytyqi-Sefa

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, e ftuar tek emisioni “Rreth e rrotull” të martën e 2 gushtit ka theksuar se brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, këngëtarët i kanë paguar 1.3 milion euro ATK-së, ndërsa sallonet e ondulimit 836 mijë euro.

Ajo ka shtuar se është rritur vetëdijësimi i deklarimit dhe përfundimi i pagesave nga ana e këngëtarëve, duke dy-trefishuar shifrat.

Bytyqi-Sefa ka theksuar se në ATK janë afërsisht 500 individë të regjistruar në kuadër si produksion apo këngëtar.

Valentina Bytyqi-Sefa , zedhenese e ATK-se

“Iu bëj thirrje që të deklarojnë të gjitha obligimet që lindin si rezultat i aktivitetit që e zhvillojnë”, ka shtuar Bytyqi-Sefa.

Tutje, ajo ka shtuar se në periudhën janar-qershor 2023 nga sallonet e ondulimit janë grumbulluar “afër 836 mijë euro tatime, e në krahasim me dy vitet e kaluara kemi 40-50% progres”.

Ndërsa, për kategorinë e personave që cilësohen si persona të pasur, Bytyqi-Sefa ka thënë se projekti sa i përket përmbushjes tatimore janë të ndarë në kategori të ndryshme prej 1 milion deri 20 milionë dhe nuk ka kushte specifike por vetëm monitorim nga përmbushja e tyre tatimore.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika