Zeka: Kosova po futet në rrugë diplomatike pa krye

Izmi Zeka, ish-zëvendësministër i Brendshëm, ka thënë se Kosova po futet në një rrugë diplomatike “pa krye”

Izmi Zeka, ish-zëvendësministër i Brendshëm, ka thënë se pas vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit, Kosova po futet në një rrugë diplomatike “pa krye”.

Në një linjë direkte në emisionin “Five”, ku u diskutua gjuha e liderëve në situata  të tilla, Zeka e quan problematike qasjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Është problematike edhe qasja e presidentes. Ishte një fjalor diplomatik i saj. Kosova tash si duket po futet në një rrugë diplomatike pa krye. Me partnerë duhet të kihet kujdes në qëndrime, sepse ata nuk dëshirojnë lojëra fjalësh. Çështja me dinarin prapë do të zvarritet. Kjo qeveri me aq ngulm, prapë do ta shtyjë, por çfarë po bëjmë ne, po arrijmë në njëfarë forme t’i humbin këta aleatë. Amerikanët janë partnerë historikë tanë”, tha ai.

Jeton Halimi nga Instituti i Studimeve Evropiane thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e përdor me mjeshtri presidenten Osmani.

“Kurti me shumë mjeshtri, të paktën e përdor presidenten dhe e fut në lojë… Kur i konvenon Kurtit e bën të reagojë e kur nuk i pëlqen i thotë mos reago, dhe ajo hesht”, tha ai.

Në anën tjetër, Valdet Hoxha, njohës i sigurisë, ka thënë se kërkesa e ndërkombëtarëve për shtyrjen e vendimit të BQK-së është një kujdes i tyre ndaj Kosovës, në mënyrë që kjo temë të mos përdoret nga Serbia.

“Këto vendime janë gjetur në një periudhë të zhvillimeve të mëdha gjeostrategjike. Është një kujdes i partnerëve ndërkombëtarë që të mos shfrytëzohet kjo temë nga Serbia si zgjatim i Federatës ruse për ta shtuar presionin vetë serb ndaj komunitetit serb në Kosovë. Është koha kur Federata ruse në praktikë është në ofensivë, po ashtu Kina po pret se si do të zhvillohen ngjarjet në Ukrainë. Po rishkruhet rendi i ri botëror. Edhe tani jemi në luftë të tretë të ftohtë…”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika