Zekaj: Pas pandemisë rastet e fajdeve në Kosovë janë shndërruar në dukuri

“Pas pandemisë, tani janë bërë dukuri rastet e fajdeve, të cilat ishin vetëm raste të veprave penale dhe kjo është një nga veprat penale më të shpeshta që hasim tani, edhe kur pasojat e tyre janë shumë drastike qoftë për individët, qoftë për personat juridikë që po përballen me fenomenin e fajdes”.

Kështu ka deklaruar, avokati Ylli Zekaj, i cili ka thënë se faktikisht personat që merren me këtë vepër penale apo kryesit e këtyre veprave penale po e shfrytëzojnë gjendjen e rëndë ekonomike të personave të caktuar që po detyrohen pastaj të marrin “fajde” për të bërë zgjidhje të mundshme, qoftë për nevoja personale, qoftë për nevoja biznesore, që po hyjnë edhe në këtë vurbullin e këtyre personave që merren me fajde.

“Pastaj ka dukuri shqetësuese po arrin deri në krime të rënda, që ka pasur edhe vetëvrasje nga marrësit e fajdeve”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Po ashtu, ai ka deklaruar se për persona të caktuar që merren me këtë dukuri, “është profesion”, pasi kanë në dorë një sasi parash të fituara në mënyra të ndryshme dhe i përdorin me persona në gjendje të vështirë ekonomike.

“Pastaj të njëjtit e shfrytëzojnë gjendjen ekonomike të personave të caktuar, kinse për t’i nxjerrë nga situata e rëndë ekonomike, duke u ofruar para me norma të mëdha të interesit, që pastaj shumëfishohen me kalimin e javëve apo muajve. Dhe për pasojë e moskthimit të këtyre mjeteve, pastaj vjen edhe deri te marrja e pasurive të ndryshme, qoftë në vlerësimet tepër te ulëta të veturave apo diçka tjetër”, është shprehur ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi, i ka përmendur disa raste ku janë dënuar persona që janë marrë me fajde. Ai e ka përmendur dënimin prej gjashtë vjetësh, që i është dhënë një të pandehuri, rast i cili, sipas tij, ka qenë “çelës suksesi”, për luftimin e kësaj dukurie.

Ai është shprehur se ka qenë mjaft e vështirë që të binden viktimat t’i denoncojnë dhe të ofrojnë fakte për fajdexhinjtë. Ai tha se në rastin në fjalë është bindur viktima që të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe se ky ka qenë hap i rëndësishëm për dënimin e personit të dyshuar.

“Kemi pasur disa aksione viteve të fundit sa i përket dukurisë së fajdeve, me një rast që kemi filluar para dy viteve kemi marrë aktgjykim dënues, me ç’rast është vërtetuar edhe në Gjykatën e Apelit, ku personi i pandehur ka marrë dënimin prej 6 viteve burgim dhe njëkohësisht është detyruar t’ia kthej viktimës shumën prej 50 mijë eurosj, dhe po ashtu prokurori ka zgjeruar hetimet me ligjin për sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme, me ç’rast kjo procedurë është në rastin e hetimeve”, ka thënë ai.

Ky rast, sipas Nikqit, ka bërë që edhe shumë viktima të bashkëpunojnë me Prokurorinë e shtetit.

“Ky rast ka sjellë edhe raste të tjera që viktimat kanë fituar besimin që të përfundojnë ngushtë me prokurorin e shtetit. Dhe si rezultat kemi pasur arrestime edhe të dy personave tjerë, që konsideroheshin tejet me ndikim ne rajonin e Dukagjinit, ku edhe ata me masa teknike hetimore janë arrestuar”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika