Zekaj: Shteti ka dështuar t’i parandalojë rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë

Avokati Yll Zekaj ka akuzuar shtetin se ka dështuar në parandalimin e rasteve të fundit të vrasjeve në Kosovë

Avokati Yll Zekaj, e ka fajësuar shtetin i cili sipas tij ka dështuar t’i parandaloj rastet e fundit të vrasjeve që po ndodhin në Kosovë.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se shumica e kryerësve të vrasjeve kanë pasur vepra të tjera penale në të kaluarën të cilat sipas tij ka dështuar shteti që t’i trajtojë si duhet.

“Shteti duhet të garantoj jetën e një personi, çdo vrasje që ndodh duhet të shohim nëse shteti ka dështuar ta mbroj jetën e viktimës, apo shteti ka plotësuar obligimet e veta ligjore dhe nuk ka mundur të evitohet. Ajo çfarë sh0ohim në shumicën e vrasjeve, rastet janë në rritje, në shumicën e rasteve shteti po dështon ta parandaloj kryerjen e një vepre kaq të rëndë siç është vrasja”, tha ai.

Yll Zekaj, avokat

“Shteti paraprakisht ka dështuar në raste paraprake që kanë pasur këta kryerës të veprave penale, në 90% të rasteve kryerësit nuk e kanë veprën e parë penale që është vrasje, por kanë pasur vepra të tjera që shteti ka dështuar t’i trajtojë. Në vepra paraprake të arrij qëllimi i dënimit”, ka vijuar ai.

Zekaj e përmendi rastin e Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, i cili dyshohet se para disa muajsh e ka vrarë një shtetas të Shqipërisë. Zeka tha se “Kobra”, i kishte mbi 16 vepra të mëhershme penale, të cilat ka dështuar shteti t’i trajtojë.

“Ka pasur shumë raste që janë trajtuar në mënyrë joefikase. Në cilido rast që e marrin kohëve të fundit e shohim që kryerësit e veprës janë recidivist. Në rastin Kobra, të dyshuarit ka pasur 16 vepra të mëhershme, që shteti ka dështuar t’i trajtojë si duhet”, tha ai.

Zekaj i përmendi edhe vendimet e gjykatave për dënime të ulëta, të cilat sipas tij ndikojnë që të shtohen veprat kriminale.

“Sistemi ynë gjyqësor jep vendime të ulëta, e të cilat pastaj nuk e arrijnë këtë qëllim të cilin janë dhënë. E sot kemi mijëra armë në duart e qytetarëve të cilat pastaj me lehtësi mund të kryejnë me lehtësi vepra më të rënda penale siç është vrasja”, tha ai.

Kosova në 9 muajt e fundit është tronditur nga dhjetëra vrasje, të cilat kanë ndodhur nga 1 janari i vitit 2023 deri më datën 20 shtator të të njëjtit vit.

Bazuar në të dhënat statistikore të Policisë së Kosovës, në Kosovë, për periudhën janar-shtator të këtij viti janë kryer 22 vrasje, ku 12 prej tyre janë cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Të dhënat e Policisë së Kosovës në raport me vrasjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë janë pothuajse të barabarta në raport me gjithë vitin 2022.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika