Zelensky: Atletët rusë s’duhet të lejohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike

Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se lejimi i Rusisë për të konkurruar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, do të ishte të tregonte se “terrori është disi i pranueshëm”.

Ai ka thënë se e kishte ngritur këtë çështje me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, shkruan BBC.

“Moska nuk duhet të lejohet t’i përdorë Lojërat Olimpike për propagandë”, ka shtuar ai.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka thënë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike.

Por, Ukraina ka kërcënuar se do ta bojkotojë “Paris 2024” nëse atletët rusë dhe bjellorusë lejohen të garojnë.

“Përpjekjet e IOC për të rikthyer atletët rusë në Lojërat Olimpike janë përpjekje për t’i thënë të gjithë botës se terrori është disi i pranueshëm”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij përmes videos.

“Rusia nuk duhet të lejohet t’i përdorë Lojërat ose ndonjë ngjarje tjetër sportive si propagandë për agresionin e saj ose shovinizmin e saj shtetëror”, ka shtuar ai.

IOC ka thënë këtë javë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të konkurrojnë si “atletët neutralë”, duke deklaruar se “asnjë atlet nuk duhet të pengohet të garojë vetëm për shkak të pasaportës së tyre”.

Por, Zelensky ka theksuar se nuk mund të ketë neutralitet në sport, ndërkohë që atletët e vendit të tij po vdesin në fushën e betejës.

Ai, gjithashtu, bëri krahasimin me Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Berlin, kur nazistët ishin në pushtet.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar gjithashtu planin për t’i lejuar atletët të garojnë në mënyrë neutrale si një “botë larg realitetit të luftës”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika