Zelensky: Gati të takohem me Putin, do diskutohet dhe shkëmbimi territorit

Siç kemi raportuar, Donald Trump e telefonoi Vladimir Putinin pas takimit me Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Trump shkroi se ai “ka filluar përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet më vonë, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenskyy.

“Ne diskutuam me Trumpin shkëmbimin e territoreve, por duhet ta kuptoni se ka territore të pushtuara ku nuk ka pasur kurrë beteja, siç është Krimea. Në 1,000 ditët e fundit, ata kanë pushtuar vetëm 1% të tokës ukrainase. Ne diskutuam çdo metër katror të Ukrainës ku është derdhur gjaku ynë.

Çështja e territoreve është një çështje që do të diskutohet midis meje dhe Putinit. Po përpiqem t’i bind partnerët tanë evropianë se ekziston një nevojë urgjente për të forcuar buxhetin tonë. Nuk ka datë për një takim me Putinin. Nëse Rusia e propozon, do të pranohet”-është shprehur Zelensky.

Pas këtij takimi, do të kemi një takim trilateral, i cili do të përfshijë dy Presidentët, si dhe mua vetë.”

Duke folur në Uashington, Zelensky tha se nuk është caktuar ndonjë datë për takimin me Putini.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika