Zelensky: Inovacioni ushtarak do ta transformojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy speaks as he answers a question during a meeting with the media, amid Russia's attack on Ukraine, in Kyiv, Ukraine November 7, 2025. REUTERS/Valentyn Ogirenko

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat e armatosura po prezantojnë një qasje të re në mbrojtjen ajrore, e cila pritet ta “transformojë” mënyrën se si vendi përballet me sulmet ajrore ruse, në prag të paralajmërimeve për goditje të reja masive nga Moska.

Sipas Zelenskyt, sistemi i ri do të përfshijë grupe të lëvizshme zjarri, dronë interceptorë dhe mjete të tjera të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi.

“Do të ketë një qasje të re në përdorimin e mbrojtjes ajrore nga forcat ajrore, që lidhet me grupet mobile të zjarrit, dronët interceptorë dhe asetet e tjera të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër. Sistemi do të transformohet,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm, raporton The Guardian.

Ai njoftoi gjithashtu emërimin e Pavlo Yelizarov si zëvendëskomandant i ri i Forcave Ajrore, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e këtij inovacioni ushtarak.

Zelensky paralajmëroi qytetarët që të jenë “jashtëzakonisht vigjilentë” përballë sulmeve të reja të pritshme nga Rusia.

“Rusia është përgatitur për një goditje, një goditje masive, dhe po pret momentin për ta realizuar,” tha ai, duke u bërë thirrje të gjitha rajoneve të jenë të gatshme të reagojnë shpejt dhe të ndihmojnë popullatën civile.

Ai dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, paralajmëruan se shërbimet e inteligjencës kanë vërejtur se Rusia po kryen zbulim të objektivave specifike, përfshirë nënstacionet që furnizojnë centralet bërthamore me energji elektrike.

Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, tha se ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) për përgatitjet ruse për sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike, përfshirë objektet që sigurojnë funksionimin e centraleve bërthamore.

IAEA njoftoi të hënën se një linjë rezervë e energjisë elektrike është rikthyer në funksion në centralin bërthamor të Zaporizhzhisë, pas punimeve të kryera nën një armëpushim të ndërmjetësuar nga agjencia. Linja “Ferosplavna-1” është një nga dy linjat e tensionit të lartë që furnizojnë me energji këtë central, i cili ndodhet nën kontrollin rus.

Ndërkohë, Rusia ka ndërmarrë një tjetër valë sulmesh me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë natës deri të hënën. Sipas autoriteteve ukrainase, janë lëshuar 145 dronë, prej të cilëve 126 janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore.

Ministria e Energjisë bëri të ditur se konsumatorë në rajonet Sumy, Odesa, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Chernihiv kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa ekipet emergjente po punojnë për riparimin e dëmeve, nëse situata e sigurisë e lejon.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika