Zelensky mbërrin në Londër për takimin vendimtar me Starmerin, Macronin dhe Merz-in

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur sot në Downing Street ku u prit me një përqafim nga kryeministri britanik, Keir Starmer, ndërsa të dy pozuan para kamerave me një atmosferë serioze.

Para se të hynin në ndërtesë, Zelensky shkëmbeu disa fjalë me Starmerin duke i treguar maceve të njohur të rezidencës, Larry.

Zelensky ndodhet në Londër për t’u takuar me tre aleatët kryesorë evropianë – kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz – të cilët mbeten mbështetësit më të mëdhenj të Kievit në Evropë.

“Po nisim një javë të re diplomatike. Do të kemi konsultime me udhëheqësit evropianë, duke u fokusuar në çështjet e sigurisë, mbështetjen për qëndrueshmërinë tonë dhe paketat mbrojtëse”, tha Zelensky në adresimin e tij mbrëmjen e 7 dhjetorit.

Vizita e tij vjen pasi bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës në Florida nuk arritën një marrëveshje të re për paqe.

Presidenti amerikan, Donald Trump, foli para gazetarëve duke kritikuar Zelenskyn dhe u shpreh se ishte “pak i zhgënjyer”, duke pretenduar se presidenti ukrainas nuk e kishte lexuar propozimin më të fundit amerikan për paqe.

Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pas kritikave të Trumpit

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika