Zelensky njofton për telefonatë me Witkoff dhe Kushner: Ide konkrete për një rezultat të përbashkët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, si dhe me dhëndrin e tij, sipërmarrësin Jared Kushner.

“Sot pata një bisedë shumë të mirë me Përfaqësuesin Special të Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner,” ka shkruar Zelensky në kanalin e tij në Telegram.

Ai theksoi se gjatë bisedës janë diskutuar disa detaje të rëndësishme pune, duke shtuar se ka ide të mira që mund të funksionojnë për një rezultat të përbashkët dhe për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Sipas tij, shpresohet që marrëveshjet e Krishtlindjeve dhe idetë e diskutuara të jenë të dobishme.

Zelensky njoftoi gjithashtu se në këtë bisedë kanë marrë pjesë Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Andriy Gnatov, i cili ishte kthyer së fundmi nga bisedimet në Shtetet e Bashkuara.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, zëvendësi i tij Serhiy Kyslytsya, si dhe përfaqësues të Zyrës së Presidentit, Igor Brusilo dhe Alexander Bevz.

Sipas Zelenskyt, palët janë dakorduar që Umerov të zhvillojë sërish bisedime me Witkoff dhe Kushner gjatë ditës së sotme.

Të fundit nga rubrika