Zelensky paralajmëron sulme të reja në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat ukrainase do të ndërmarrin operacione të reja të thella kundër ushtrisë ruse.

Pas një takimi me gjeneralin e lartë të ushtrisë, Oleksandr Syrsky, Zelensky tha se është analizuar në detaje situata në frontet kryesore të luftës.

“Ne analizuam në detaje situatën në drejtimin e Zaporizhzhisë dhe qëllimet e armikut. Gjithashtu, situatën në zonat kufitare të rajoneve Sumy dhe Kharkiv. Do të vazhdojmë operacionet tona aktive për mbrojtjen e Ukrainës. Forcat dhe burimet janë përgatitur. Janë planifikuar gjithashtu sulme të reja të thella”, shkroi ai në platformën X.

Ndërkohë, Rusia ka nisur një sulm masiv gjatë natës së të shtunës në disa qytete të Ukrainës.

Në Zaporizhzhia, një ndërtesë pesëkatëshe u godit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.

Sipas Zelenskyt, ushtria ruse po përqendron forcat e saj më të mëdha në Pokrovsk, një qytet minierash dhe nyje logjistike me rëndësi strategjike në lindje të Ukrainës, i cili dikur konsiderohej zona më e sigurt e Donbasit.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika