Zelensky paralajmëron takim me Trump, presidenti amerikan flet për gjasa marrëveshjeje me Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se të hënën do të zhvillojë një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington DC.

Në një përditësim në Telegram, Zelensky u shpreh se është “mirënjohës për ftesën”.

Zyra presidenciale e Ukrainës konfirmoi se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Trump gjatë mëngjesit.

Sipas njoftimit, fillimisht biseda ishte mes dy presidentëve, ndërsa më pas iu bashkuan edhe disa udhëheqës evropianë.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, pas takimit me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Alaskë, deklaroi se bisedimet ishin “shumë produktive”, por nuk u arrit një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Gjatë konferencës së përbashkët për media, që zgjati gati tri orë, Trump theksoi se me Putinin kanë arritur pajtueshmëri në disa pika, por disa çështje mbeten ende të hapura.

“Kanë mbetur edhe disa pika, disa nuk janë të rëndësishme, por një është më e rëndësishmja”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.

Para samitit, Trump kishte deklaruar se shpresonte të arrihej një armëpushim në Ukrainë. Pas takimit, ai u shpreh optimist se ende ka gjasa për një marrëveshje.

“Ka shumë gjasa që të arrijmë deri te pajtimi. Nuk arritëm tani, por ka gjasa që ta bëjmë këtë në të ardhmen”, shtoi presidenti amerikan.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika