Zelensky pas telefonatës me Von der Leyen: Negociatat aktuale mund të ndryshojnë situatën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kiev. Fotografi e 9 majit 2023.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se negociatat që po zhvillohen aktualisht mund ta ndryshojnë në mënyrë thelbësore situatën, duke theksuar rëndësinë e ushtrimit të një presioni të unifikuar nga të gjithë partnerët ndaj Rusisë për arritjen e paqes.

Zelensky i bëri këto komente në një postim në Telegram, pas një bisede me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Ukrinform, transmeton Dukagjini.

“Pata një bisedë shumë të ngrohtë dhe të mirë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Jam mirënjohës për gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal, jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia,” tha Zelensky.

Ai kujtoi se javën e kaluar Këshilli Evropian miratoi një vendim për ndarjen e 90 miliardë eurove ndihmë financiare për Ukrainën për periudhën 2026–2027.

“Ne e vlerësojmë shumë faktin që Bashkimi Evropian po e mbështet Ukrainën në këtë mënyrë, në këtë moment diplomatik që në shumë aspekte është vendimtar. Aktualisht po zhvillohen negociata që mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën dhe është thelbësore të sigurohet presioni i duhur ndaj Rusisë për hir të paqes – presion i përbashkët nga të gjithë partnerët,” theksoi presidenti ukrainas.

Sipas Zelenskyt, biseda u përqendrua gjithashtu në rëndësinë e mbështetjes së qëndrueshmërisë së Ukrainës dhe forcimit të pozicioneve të saj në tryezën e negociatave.

“Edhe pse e gjithë bota tashmë po mendon për Krishtlindjet, ne nuk ndalemi asnjë ditë së punuari drejt qëllimit tonë të përbashkët – arritjes së paqes dhe garantimit të sigurisë,” shtoi ai.

Më herët, sipas Ukrinform, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kishte deklaruar se liderët e BE-së janë dakorduar për ofrimin e 90 miliardë eurove ndihmë financiare për Ukrainën për vitet 2026–2027.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika