Zelensky për sulmin në Kremenchuk: Më i tmerrshmi në historinë e Evropës

Presidenti i Ukrainës e ka dënuar ashpër sulmin rus në një qendre tregtare me raketë, në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bombardimi i qendrës tregtare në Kremenchuk është një nga aktet më të tmerrshme terroriste në historinë e Evropës.

Ai ka potencuar se numri i viktimave mund të jetë i madh.

“Një qytet i qetë, një qendër tregtare e zakonshme, gra, fëmijë dhe civilë brenda. Rreth 1000 persona ishin brenda kur qendra u bombardua”, ka thënë Zelensky në një videoadresim të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, sulmi ishte i planifikuar.

“Ky nuk ishte gabim. Kjo ishte e planifikuar nga Rusia. Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar, por duhet të jemi të vetëdijshëm se numri i viktimave mund të jetë i madh”, ka thënë ai.

Zjarr në një qendër tregtare pas një sulmi me raketa në Ukrainë. Kremenchug. 27 qershor 2022

Ai ka thënë se ekipi mjekësor ka shkuar nga Kievi për të ndihmuar të lënduarit, derisa ka dërguar ngushëllime për familjet e viktimave.

Ai i ka ftuar qytetarët që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

“I kërkoj secilit që kurdo që i dëgjojnë sirenat, le të shkojnë në strehë. Mos i injoroni. Rusia nuk do të ndalet para asgjëje”, ka theksuar Zelensky.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se bota është e tmerruar nga sulmi raketor i Rusisë sot që ka ndodhur në një qendër tregtare në Ukrainë.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë ukrainas dhe do të kërkojmë llogari nga Rusia, përfshirë ata që janë përgjegjës për mizoritë”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Meletskiy, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se raketa ka goditur ndërkohë që qendra ishte e mbushur me njerëz.

“Sulmi me raketa në Kremenchuk erdhi në një vend të mbushur me njerëz, i cili është 100% i parëndësishëm për luftimet. Ka të vdekur dhe të plagosur,” shkroi Maletskiy në Facebook.

Ndërsa, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte njoftuar se raketa kishte goditur një qendër tregtare dhe publikoi një video të goditjes në Telegramin e tij.

Shpërthime u dëgjuan edhe në Poltava, por aty nuk ka informacione për goditje me raketa.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika