Zelensky: Rusia do të mposhtet sikurse u mposht nazizmi

“E gjithë ligësia e së shkuarës që po risillet nga Rusia moderne do të mposhtet, ashtu sikurse u mposht nazizmi”, kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video-mesazhi që e incizoi duke qëndruar para një memoriali të luftës

Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u zotua se forcat ruse do të mposhten në Ukrainë sikurse u mposht Gjermania Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

“E gjithë ligësia e së shkuarës që po risillet nga Rusia moderne do të mposhtet, ashtu sikurse u mposht nazizmi”, tha Zelensky, përmes një video-mesazhi që e incizoi duke qëndruar para një memoriali të luftës.

“Ashtu sikurse së bashku mposhtëm ligësinë atëherë, së bashku jemi duke mposhtur një ligësi të ngjashme”, shtoi ai, shkruan REL.

Ky adresim i presidentit ukrainas vjen në përvjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste ndaj forcave aleate më 8 maj 1945 dhe një ditë para Ditës së Fitores, që Moska feston për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Zelensky tha se ka dërguar një projektligj në Parlament për të shënuar zyrtarisht në Ukrainë më 8 maj ditën e fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe për festimin e Ditës së Evropës më 9 maj, duke distancuar edhe më tej shtetin e tij nga Moska.

Ai tha se Kremlini është përgjegjës “për agresion dhe aneksim, pushtim dhe dëbim”, por edhe për “vrasje në masë dhe torturë”.

“Për të gjitha këto ne do të përgjigjemi me fitoren tonë, fitoren e Ukrainës dhe botës së lirë”, tha Zelensky.

Adresimi i Zelenskyt vjen disa orë pasi autoritetet ukrainase njoftuan se kanë penguar 35 sulme me dronë të lëshuar nga Rusia dhe pas intensifikimit të sulmeve ajrore ruse ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë edhe Kievin.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika