Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë në një ndryshim të madh të politikës në kohë lufte, njoftoi të hënën Presidenti Volodymyr Zelensky.
Zelensky tha se qendrat do të operojnë në disa vende evropiane, me Gjermaninë që do të jetë ndër të parat, pasi prodhimi i dronëve ukrainas është planifikuar të fillojë atje brenda pak ditëve të ardhshme.
“Në mesin e shkurtit, do të shohim prodhimin e dronëve tanë në Gjermani. Do të marr dronin e parë. Kjo është një linjë prodhimi plotësisht funksionale”, deklaroi Zelensky.
Ai shtoi gjithashtu se “linja të ngjashme prodhimi” tashmë janë në funksion në Mbretërinë e Bashkuar. “Këto janë të gjitha teknologji ukrainase”, theksoi ai.
Zelensky tha se aktualisht në Ukrainë ka 450 prodhues dronësh. Nga “40-50 janë të nivelit të lartë”, sipas presidentit ukrainas.
“Të gjithë duan të investojnë. Ky vit, 2026, do të jetë një vit investimi në teknologjitë tona”, tha ai.
“Para së gjithash, dronët. Kjo është një industri e madhe, një industri e re. Sipas financave që hynë në Ukrainë gjatë luftës, është industria më e madhe në Ukrainë.”/Euronews.al