Zemaj për Asociacionin: Për t’i besuar Kurtit, ne duhet ta shohim dokumentin

"Ne për t'i besuar Kurtit duhet të kishim parë dokumentin, edhe nëse është brenda kornizave, apo jashtë kornizave kushtetuese ne duhet ta shohim", ka deklaruar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se për t’i besuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se a është draft-statuti për Asociacionin brenda kornizave kushtetuese, duhet parë dokumentin.

Zemaj, në emisionin “FIVE”, ka thënë se nuk mund të dihet se a është brenda apo jashtë kornizave ende pa u parë dokumenti.

“Ne për t’i besuar Kurtit duhet të kishim parë dokumentin, edhe nëse është brenda kornizave apo jashtë kornizave kushtetuese, ne duhet ta shohim”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se Kurti duhet të tregojë se çfarë do të nënshkruajë dhe të tregojë më shumë për substancën e këtij dokumenti.

Ndryshe, sot në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse në Bruksel do t’i ofrohej vetëm nënshkrimi i draftstatutit për Asociacionin, nuk do ta pranonte.

Kurti ka theksuar se e ka pranuar draftin e Asociacionin si pjesë të një pakete, ku përfshihet edhe Marrëveshja Bazë e Aneksi i Zbatimit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika