Zemaj për pushtetin: Një mal me shkelje e keqpërdorime

Ish-ministri i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka ftuar të premten e 7 tetorit konferencë për media, në të cilën ka kritikuar sektorin e shëndetësisë dhe udhëheqësit e tij, përfshirë edhe kryeministrin Kurti i cili udhëheq me komisionin ekzekutiv të shëndetësisë

Armend Zemaj, deputet i LDK-së në një konferencë për media





Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka mbajtur të premten e 7 tetorit konferencë për media, për shkak se ministri Rifat Latifi një ditë më parë ka ofruar dorëheqjen nga pozita e të parit të Shëndetësisë.

Lidhur me këtë, Zemaj ka thënë se pas dorëheqjes së Latifit, vetëm Albin Kurti mund të jetë ministër i Shëndetësisë, dhe ka shtuar se kjo ministri na ka gënjyer që do të bëjë një ligj të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, duke e kritikuar kështu situatën në sektorin e Shëndetësisë.

“Është më se e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë e pushtetit aktual, e normalisht edhe sektori i shëndetësisë nuk bën përjashtim”, ka thënë Zemaj.

Tutje, ai ka thënë se kanë kaluar 18 muaj nga koha e kësaj qeverie ku tre ministra deri më tani përfshirë edhe Kurtin e kanë udhëhequr sektorin e Shëndetësisë.

“I pari ka qenë më i dobët se i dyti, ndërsa i treti pra Kurti, është më i dobët se i dyti dhe i pari”, ka thënë ai.

Zemaj ka potencuar se për këta 18 muaj kanë ndodhur një sërë dështimesh që janë në kurriz të qytetarëve, pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë.

Dorëheqja e Latifit sipas Zemajt ka ndodhur si pasojë e dy faktorëve, dështimit të kryeministrit Kurti si kryeministër, por edhe dështimit të Kurtit si ministër i Shëndetësisë.

Ai gjithashtu ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së drejtorëve të sektorit të Shëndetësisë duke e cilësuar këtë zgjedhje si politike dhe me mungesë përvoje, gjë që sipas tij tashmë po ndodhin këto dështime të cilat janë në dëm të qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë.

“E padrejtë është kur ka operacione më pak në shërbimin spitalor, e padrejtë është kur mijëra qytetarë kërkojnë shërbime jashtë vendit dhe shteti qëndron si spektator, e padrejtë është kur lista e pritjes për të marrë shërbime shëndetësore ka arritur pothuajse deri në fund të vitit 2024, e padrejtë është mungesa e barërave nga lista esenciale dhe më i padrejtë është fakti se aty është një hije e zezë keqpërdoruese e cila shumë shpejt do të marrë formën e një hijeje të keqe korruptuese”, ka theksuar Zemaj.

Në fund, deputeti i LDK-së, Zemaj ka theksuar edhe problemin e ikjes së mjekëve. Ai thotë se është e dhimbshme për vendin ku vetëm këtë vit mbi 170 mjekë të rinj dhe mbi 60 mjekë me përvojë me mbi 20-vjeçare janë larguar nga institucionet publike shëndetësore, e kjo sipas tij po ndodh për shkak të udhëheqjes jo të mirë.

 

 





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika