Zeqiri: Interesi i Kosovës është prioritet, vendimet e mia i koordinoj me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se interesi i Kosovës është prioritet, dhe se vendimet e tij janë të koordinuara me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se disa deklarata dhe qëndrime të tij në një intervistë për KosovaPress-in i janë nxjerrë nga konteksti dhe janë keqinterpretuar.

Artikulli në të cilin ishte prononcuar Zeqiri thuhej se i njëjti kishte mbështetur veprimet e kryeministrit Kurti dhe s’do të jepte dorëheqje edhe nëse i kërkon PDK-ja.

Zeqiri ka thënë se e respekton mandatin, obligimet dhe përgjegjësitë që ka, por sipas tij, interesi i Kosovës është mbi të gjitha.

“Prandaj, qëndrimet e PDK-së, të Kryetarit Memli Krasniqi si dhe vendimet e Këshillit Drejtues më 3 korrik, ku isha pjesëmarrës edhe unë, janë udhërrëfyes dhe bazament i qëndrimeve mbi të cilat do të veproj edhe në të ardhmen. Nuk kam asnjë dallim nga ai vizion dhe nga ato qëndrime”, ka shkruar Zeqiri, duke shtuar se do të vazhdojë koordinimin me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Zubin Potokut ka shtuar se veprimet e kësaj partie do të jenë të konsultuara me partnerët ndërkombëtarë “sepse përshkallëzimi në pjesën veriore të Kosovës është në kundërshtim me interesin e shtetit tonë, prandaj, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për de-përshkallëzim të gjendjes, duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këto komuna, në momentin kur një gjë e tillë është e mundshme”.

Tutje, Zeqiri është shprehur se dorëheqja e tij nga posti i kryetarit të Zubin Potokut nuk do ta zgjidhte situatën e krijuar.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika