Zeqiri – Qeverisë: Kërkesat e policisë janë me prioritet, duam realizim të tyre në një afat kohor sa më optimal

"Po kërkojmë nga qeveria që të plotësojë kërkesat legjitime dhe ligjore të policisë me qëllim të mirëqenies së tyre, kërkesat janë me prioritet dhe duam realizim në një afat kohor sa më optimal", ka thënë Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës

Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës në protestën së bashku me pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) ka thënë se po kërkojnë nga qeveria që të plotësojë kërkesat legjitime dhe ligjore të policisë në një afat kohor sa më optimal.

Kjo pasi sipas tij kërkesat e policisë janë me prioritet dhe si të tilla duhet edhe të trajtohen.

“Po kërkojmë nga qeveria që të plotësojë kërkesat legjitime dhe ligjore të policisë me qëllim të mirëqenies, kërkesat janë me prioritet dhe duam realizim në një afat kohor sa më optimal”, ka thënë Zeqiri.

Ai i ka listuar disa kërkesa ku në mesin e tyre janë “përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente, Ligji për pensionim në moshën 55-vjecare pra të jetë i njëjtë me atë të FSK-së, sigurimi jetësor dhe rritja e fondit në buxhetin e policisë, përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike, shujta ditore për të gjithë zyrtarët policorë të jetë e barabartë, pagesa e udhëtimit e atyre që janë larg, shtesat për fundvit për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë gjithë vitit, rikthimi i përvojës së punës, të rikthehen tre paga përcjellëse për zyrtarët të cilët pensionohen, përkujdesja për mirëqenien e familjeve të pjesëtarëve të policisë që kanë humbur jetën, ose janë lënduar gjatë detyrës zyrtare”.

Ai ka thënë se sindikata është e gatshme për të diskutuar me qeverinë, duke kërkuar reflektim nga ajo që t’i ftojë në takim e të diskutojnë për kërkesat.

“Ne jemi të gatshëm për të diskutuar, shpresojmë që qeveria të ketë mirëkuptim dhe ta ftojë në takim për kërkesat tona legjitime”, ka vijuar Zeqiri.

Pjesëtarët e NJSI-së dhe asaj për trajtimin e Mjeteve Eksplozive, protestuan edhe më 1 nëntor, duke kërkuar shtesa më të larta për rrezikshmëri e përfshirje në listën e ekspertëve.

Nis protesta e NjSI-së dhe Sindikatës së Policisë para qeverisë

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika