Zëvendës ambasadori i ShBA-ve në OKB: Irani do të jetë përgjegjës nëse ndërmerret ndonjë veprim kundër SHBA-së apo Izraelit

Zëvendës ambasadori amerikan në OKB Robert Wood flet gjatë një sesioni urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi sulmin e Iranit ndaj Izraelit të dielën në Nju Jork. Charly Triballeau/AFP/Getty Images

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin që të mos ndërmarrë ndonjë veprim kundër SHBA-së ose Izraelit gjatë seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Më lejoni të jem i qartë, nëse Irani ose përfaqësuesit e tij ndërmarrin veprime kundër SHBA-së ose veprime të mëtejshme kundër Izraelit, Irani do të jetë përgjegjës”, tha të dielën zëvendësambasadori i SHBA në OKB Robert Wood.

Shtetet e Bashkuara “nuk po kërkojnë përshkallëzim, veprimet tona kanë qenë thjesht mbrojtëse në natyrë”, duke shtuar se “mënyra më e mirë për të parandaluar një përshkallëzim të tillë është një dënim i qartë i këshillit të sulmit të paprecedentë në shkallë të gjerë të Iranit”, tha ai.

I dërguari përsëriti mbështetjen e SHBA për Izraelin dhe dënoi sulmin e Iranit.

“Synimi i Iranit ishte të shkaktonte dëme të konsiderueshme dhe vdekje në Izrael,” tha Wood.

Wood tha gjithashtu se Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte një “detyrim për të mos lënë pa përgjigje veprimet e Iranit”.

“Për një kohë të gjatë, Irani ka shkelur në mënyrë flagrante detyrimet e tij ligjore ndërkombëtare,” tha ai përpara se të rendiste rastet kur Irani ka shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, raporton CNN.

Wood akuzoi Iranin se ishte në një “kuptim të gjerë bashkëpunëtor” të sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit duke ofruar “fonde dhe trajnime të konsiderueshme për krahun ushtarak të Hamasit”.

Ai shtoi se SHBA do të shqyrtojë “masa shtesë për ta mbajtur Iranin përgjegjës këtu në OKB”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika