Zëvendëskryeministri italian mbërrin në Prishtinë

Antonio Tajani





Zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto, kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata u pritën nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donikë Gërvalla.

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe  zëvendëskryeministri dhe ministrin i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media e cila është paraparë të zhvillohet rreth orës 16:15.

Edhe ministri i Mbrojtjes së Italisë, do të zhvillojë takim me homologun e tij nga Kosova, Armend Mehaj, ku pas takimit do të ketë konferencë për media.

Ndërkaq, në kuadër të vizitës së tij, Tajani dhe Crosetto do të takohen edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndryshe, ministri Tajani në Twitter ka shkruar se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka njoftuar se do ta vizitojnë edhe Beogradin.

“Sot në mision të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto në Serbi e Kosovë. Po punojmë për të ulur tensionin mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. Italia gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika