Zgjatet marrëveshja e armëpushimit Izrael – Hamas edhe për dy ditë

Katari ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për ta zgjatur armëpushimin në mes të Izraelit dhe Hamasit edhe për dy ditë të tjera

Izraeli dhe Hamasi janë dakorduar që të zgjasin armëpushimin e tyre edhe për dy ditë të tjera, sipas zyrtarëve në Katar që ndihmuan në negocimin e armëpushimit fillestar, pasi zyrtarët izraelitë sinjalizuan se shkëmbimi i katërt i pengjeve dhe i të burgosurve do të vazhdojë të hënën.

Siç shkruan The NyTimes, Majed Al-Ansari, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, i cili ka ndihmuar në ndërmjetësimin e bisedimeve që çuan në pauzën fillestare të luftimeve, tha se një “marrëveshje është arritur për të zgjatur armëpushimin humanitar për dy ditë të tjera në Rripin e Gazës”.

Deri më tani 39 pengje izraelite janë liruar dhe 117 palestinezë që gjendeshin në burgjet izraelite.

Po ashtu, u liruan edhe një numër i pengjeve të huaja nga Hamasi.

Lufta Izrael – Hamas nisi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit u futën brenda territorit izraelit duke vrarë 1200 persona e marrë 240 pengje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika