“Zgjedh të dëgjoj muzikën, jo zhurmën”: Ish-bashkëshortja e Trudeau hapet për emocionet dhe jetën pas ndarjes

Sophie Grégoire ka folur hapur për jetën e saj në sy të publikut si ish-bashkëshortja e ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, gjatë një interviste në podcastin “Arlene is Alone”.

Në bisedë u prek edhe vëmendja që Trudeau po i kushton këngëtares Katy Perry — diçka që prezantuesja Arlene Dickinson e përmendi duke e përgëzuar Grégoire për qetësinë me të cilën po e trajton situatën.

“E di, ne jemi qenie njerëzore dhe gjërat na ndikojnë. Është normale,” u shpreh Grégoire.

“Por mënyra si reagon ndaj gjërave është zgjedhja jote. Unë zgjedh të dëgjoj muzikën, jo zhurmën.”

Grégoire dhe Trudeau u ndanë në gusht 2023, pas një martese që daton nga viti 2005. Ata kanë tre fëmijë: Xavier, Ella-Grace dhe Hadrien. Romanca e Trudeau me Perry u bë publike pasi u panë të përqafuar në shtator dhe më pas të kapur për dore në kabarenë Crazy Horse në Paris, në prag të ditëlindjes së këngëtares.

Grégoire tha se është e vetëdijshme se situatat publike mund të jenë shpërthyese emocionalisht, por theksoi se përgjigja ndaj tyre është zgjedhja e saj personale.

“Gruaja që dua të bëhem përmes kësaj është vendimi im,” deklaroi ajo.

Ajo shtoi se nuk e shmang përjetimin e emocioneve:

“Do ta lejoj veten të zhgënjehem, të zemërohem, të trishtohem. Si avokate e shëndetit mendor, e di sa e rëndësishme është t’i ndjej ato emocione.”

Në podcast, Grégoire gjithashtu korrigjoi prezantuesen kur ajo e quajti “nënë beqare,” duke theksuar: “Nuk jam aspak nënë beqare. Kam një partneritet me një baba që ka dashuri dhe përkushtim të thellë për fëmijët e tij.”

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika